Artikull
Një muaj pas futjes së euros, inflacioni i konsumit është 0.7%
Martë 3 Shkurt 2026 12:07
Martë, 3 Shkurt 2026, 12:07
FOTO: БТА
Madhësia e shkronjave
Parashikimet e Bankës Kombëtare Bullgare tregojnë se rreth 15% e levave do të mbeten të pa këmbyera në euro. Për krahasim, në Gjermani pas pranimit të euros, 17% e markave kanë mbetur në familje.
Shënimi i dyfishtë i çmimeve në euro dhe leva do të vazhdojë deri më 8 gusht 2026. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Këshillit Koordinues për euron, Vlladimir Ivanov. “Fakti që kemi qenë në Bord Valutor ndikoi dhe na lejoi të hyjmë shumë më lehtë në eurozonë sesa Kroacia dhe Sllovakia”, komentoi ai. Sipas tij, tek ushqimet ka inflacion prej 2.5 – 3.5%, që është inflacion normal sezonal.
Inflacioni mujor në Bullgari, i matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit, do të jetë 0.7%, ndërsa inflacioni vjetor – 3.6% në janar 2026, sipas vlerësimit paraprak të shpejtë të publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- 10 527 ton monedha të vjetra levash dhe stotinki do të shkrihen nga BNB
- Historia e levës bullgare pas zëvendësimit të saj me euro
- Monedhë e re, probleme të vjetra – nis një vit pasigurie dhe pikëpyetjesh
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva