LAJME

Artikull

Filluan konsultimet e Presidentes Jotova për zgjedhjen e një kryeministri teknik

GERB propozoi zgjedhjen e një kryetari të ri të parlamentit, në mënyrë që ai të bëhet kryeministër i përkohshëm

Martë, 3 Shkurt 2026, 12:30

Filluan konsultimet e Presidentes Jotova për zgjedhjen e një kryeministri teknik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Filluan konsultimet e Presidentes Ilijana Jotova me partitë për zgjedhjen e një kryeministri të përkohshëm. Grupi më i madh parlamentar i GERBSDS propozoi mundësinë për zgjedhjen e një kryeministri të përkohshëm edhe jashtë emrave tashmë të diskutuar. Partia është e gatshme të mbështesë një zgjedhje të re të kryetarit të parlamentit, i cili të udhëheqë kabinetin e përkohshëm, deklaroi nënkryetarja e grupit parlamentar të GERBSDS, Denica Saçeva. 

Ajo theksoi se grupi parlamentar i GERBSDS nuk do ti japë këshilla kreut të shtetit se kë duhet të zgjedhë dhe do të përmbahet nga vlerësimet për persona të caktuar. 

Presidentja tha se nuk ka kohë për zgjedhjen e një kryetari të ri të parlamentit. Jotova deklaroi se qëllimi më i rëndësishëm është zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme, transparente dhe të organizuara mirë dhe se po bën gjithçka të mundur që votimi të mbahet në datën e parë të mundshme.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva