LAJME

Artikull

Bojko Borisov u shpreh për zgjedhjen e kryeministrit teknik

Martë, 3 Shkurt 2026, 18:33

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

“Tani gjithçka është ekstravagante. Pas këtyre eksperimenteve me Kushtetutën, gjithçka është ekstravagante. Që prej javësh po shohim se si zgjedhjet po vonohen. Tani gjithçka është ekzotike.” Këtë e deklaroi kreu i GERB, Bojko Borisov, në një intervistë për bTV. “Ato ndryshime në Kushtetutë u bënë edhe me votat e GERB, por unë kurrë nuk e mohoj përgjegjësinë time, e pranoj dhe nxjerr mësime, pastaj nuk u lidhem njerëzve të tillë”, tha Borisov, i cituar nga BGNES. Pyetjes së gazetares, ai iu përgjigj se nuk ka në plan të kandidojë për president të Bullgarisë.

Sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese, të miratuara në fund të vitit 2023, presidenti mund të zgjedhë kryeministër teknik vetëm nga një grup i ngushtë personash – kryetari i Kuvendit Popullor, guvernatori ose zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, kryetari ose zv.kryetari i Dhomës së Auditimit dhe avokati i popullit ose zëvendësi i tij.


Redaktoi: Miglena Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova