Artikull
Enjte 5 Shkurt 2026 11:08
Enjte, 5 Shkurt 2026, 11:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Diplomatë nga ambasada
bullgare në Maqedoninë e Veriut, Qendra Kulturore‑Informative Bullgare në
Shkup, bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësues të
komunitetit bullgar në vend nderuan 154‑vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit
duke vendosur kurora dhe lule mbi sarkofagun e tij në oborrin e kishës “Shën
Spas” në Shkup, njofton BTA.
“Edhe këtë vit jemi këtu
për të shënuar një datë të ndritshme të historisë sonë të përbashkët dhe për të
nderuar një nga revolucionarët tanë të mëdhenj – Goce Dellçevin. Dhe çdo herë
që qëndroj para sarkofagut të Georgi Dellçevit, i bëj vetes pyetjen pse diçka
që duhet të na bashkojë, na ndan kaq shumë. Dhe pse në një Maqedoni të Veriut
moderne, të pavarur, potencialisht evropiane, fqinjën tonë, është kaq e
vështirë të pranohet roli i popullit bullgar dhe i bullgarëve, si Dellçevi,
pikërisht për këtë liri dhe pavarësi. Duke kujtuar fjalët e Dellçevit se e
kuptonte botën ‘si një fushë për garë kulturore midis kombeve’, e kuptoj sa
shumë do të ishte neveritur nga gjuha e urrejtjes së sotme, pavarësisht burimit
të saj. Ai nuk do të pajtohej me këtë qasje. Nuk do ta pranonte, do ta dënonte,
ashtu siç e dënojmë edhe ne”, tha ambasadori bullgar në Shkup, Zheljazko
Radukov, para sarkofagut të heroit.
Goce Dellçev lindi më 4 shkurt 1872 në Kukush. Falë përpjekjeve të tij, Organizata Revolucionare e Brendshme Maqedono‑Adrianopolitane (VMORO) tërhoqi në radhët e saj burra të guximshëm dhe zhvilloi veprimtari të gjerë në Maqedoni dhe në Trakinë e Adrianopojës. Goce Dellçev u vra në një përleshje në vitin 1903 pranë fshatit Banica.
Lexoni
më shumë në arkivin tonë:
Goce Dellçev përgatitet të festojë 154-vjetorin e lindjes së patronit të tij
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva