SPORT

Artikull

Deri më 22 shkurt bota është olimpiadë

Premte, 6 Shkurt 2026, 11:06

Deri më 22 shkurt bota është olimpiadë

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Olimpiada e 25-të Dimërore do të hapet zyrtarisht mbrëmjen e 6 shkurtit në Itali. Ceremonia zyrtare fillon në orën 21:00 në stadiumin “San Siro” në Milano. Ceremoni më të vogla hapjeje do të mbahen edhe në Cortina d’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo, të cilat do të presin garat në disiplina të ndryshme. Presidentjabullgare Iliana Jotova është ndër personalitetet shtetërore të ftuara zyrtarisht për ceremoninë e ndezjes së flakës olimpike.

Bullgaria përfaqësohet nga 20 sportistë në 6 disiplina. Flamurtare e delegacionit në Milano është patinatorja artistike Aleksandra Fejgin, ndërsa në Cortina flamurin kombëtar do ta mbajë biatlonisti Vlladimir Iliev.

Numrin më të madh të sportistëve vendi e ka në biatlon – 8, në snowboard janë 4, në ski vrapim dhe ski alpine ka nga 3 kuota bullgare, si dhe nga një përfaqësues në patinazhin artistik për femra dhe në kërcimet me ski për meshkuj.

Pjesëmarrja bullgare fillon më 8 shkurt, të dielën, me kualifikimet për sllallomin gjigant paralel në snowboard alpin.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova