Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Hënë 9 Shkurt 2026 06:15
Hënë, 9 Shkurt 2026, 06:15
FOTO: Facebook/Vladimir Ampov - Grafa
Madhësia e shkronjave
Një nga filmat më të rinj bullgarë – komedia “Brunch për fillestarë”, me regji të Jana Titova– ka premierën gala sot, ndërsa nga 13shkurti do të shfaqet në kinema. Muzika e filmit është krijuar nga Vlladimir Ampov – Grafa, i cili nuk e fsheh emocionin e tij:
"Jam shumë i lumtur që u hodha në një sfidë të re, pasi muzika e fundit që kam kompozuar ishte për shfaqjen teatrore “Gatsby” në Teatrin e të Rinjve – një zhanër krejt tjetër, në fakt një kombinim zhanresh, një produksion mjaft serioz. Ndërsa këtu bëhet fjalë për një histori të lehtë, të gjallë dhe shumë të lirshme, që argëton gjatë gjithë kohës. Është ndryshe nga të shkruarit për teatër dhe më pëlqeu shumë. Kjo është një ëndërr e realizuar, sepse “Brunch për fillestarë” realisht është filmi i parë me muzikën time që del në ekran të madh në vend. Para kësaj kam kompozuar muzikë për filma dhe seriale televizive, siç e dini – por kjo është premiera ime në kinematografi."
FOTO: Facebook/Vladimir Ampov - Grafa
Përveç muzikës së filmit, e cila sipas Grafa është një hero i padukshëm, sepse dëgjohet shumë shpesh dhe është pjesë e dinamikës së përgjithshme, ai ka krijuar edhe një këngë për “Brunch për fillestarë” – diçka në të cilën pohon se ka më shumë përvojë. “Eh, ç’ditë e bukur” bazohet në një nga temat kryesore të filmit, dhe në fund Grafa dhe Jana Titova ulen së bashku për të përfunduar tekstin.
Në këngë dëgjohen zërat e Grafa dhe Orlin Pavllovit, me të cilin janë miq prej shumë vitesh, por edhe të “The Brunches” – që në fakt janë aktorët e filmit.
Në këtë mënyrë lindi kjo
këngë e freskët, e cila sjell shumë lehtësi, buzëqeshje dhe humor të mirë.
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva