LAJME

Artikull

Presidentja Jotova nderoi barelievin e Levski‑t në Monca

Në qytet jeton komuniteti i dytë më i madh bullgar në Itali

Premte, 6 Shkurt 2026, 18:06

Presidentja Jotova nderoi barelievin e Levski‑t në Monca

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Gjatë vizitës së saj në Itali për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore XXV, Presidentja Ilijana Jotova nderoi me respekt barelievin e heroit kombëtar bullgar – revolucionarit Vasill Levski në Monza. Në qytet jeton komuniteti i dytë më i madh bullgar në Itali. Skulptura e Apostullit të Lirisë është vepër e Boris Borisovit dhe u dhurua nga Komuna e Karllovos vitin e kaluar. Ky është monumenti i parë i revolucionarit bullgar në Itali, njofton Presidenca.

Presidentja u prit në Monza nga kryebashkiaku Paolo Pilotto. Para tij, kreu i shtetit theksoi se për popullin bullgar Levski është një shenjtëri, një mësim për detyrë, dinjitet dhe ndershmëri, për mosdurim ndaj padrejtësive dhe për barazi. “Levski është shembulli ynë i forcës së lirisë së brendshme”, theksoi Jotova. Ajo shtoi se monumentet e Apostullit në gjithë Bullgarinë, por edhe jashtë vendit, tërheqin fuqishëm çdo njeri që mban në shpirt një grimcë prej tij.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva