SPORT

Artikull

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë që pata”, tha Tervell Zamfirov

Martë, 10 Shkurt 2026, 09:51

Ivan Peshev dhe Tervel Zamfirov

Ivan Peshev dhe Tervel Zamfirov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Sportisti i ri bullgar Tervell Zamfirov, i cili të dielën fitoi medaljen e parë për Bullgarinë nga Lojërat Olimpike Dimërore në 20 vitet e fundit, u prit në aeroportin e Sofjes nga të afërmit e tij, admiruesit dhe ministri i rinisë dhe sportit, Ivan Peshev. Snowboardisti 20-vjeçar tregoi medaljen e tij të bronztë nga slallomi gjigant paralel dhe para të pranishmëve tha se me këtë arritje tashmë ka përmbushur ëndrrat e tij të fëmijërisë.

“Sporti ynë lejon një jetëgjatësi të madhe sportive. Nëse gjërat ecin sipas planit dhe jam i shëndetshëm, mund të marr pjesë edhe në pesë Olimpiada të tjera”, shtoi Zamfirov. “Gjenetika luajti rol në fotofinish, sepse duart e mia janë më të gjata. Mendoja se isha i katërti dhe do të largohesha pa medalje”, komentoi me shaka sportisti për medaljen e tij.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova