Artikull
Dielë 8 Shkurt 2026 18:36
Dielë, 8 Shkurt 2026, 18:36
Tervel Zamfirov fiton medalje bronzi në snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Një ditë e jashtëzakonshme për sportin bullgar – 20-vjeçari Tervell Zamfirov u ngjit në podium në Livigno. Snowboardisti ynë i talentuar fitoi medaljen e bronztë në slallomin gjigant paralel dhe kjo është medalja e parë olimpike për vendin tonë pas dy dekadash. Në finalen e vogël, Tervell Zamfirov fitoi në mënyrë dramatike pas foto-finishit ndaj sllovenit me përvojë 35-vjeçar, Tim Mastnjak. Kështu, Zamfirov u rendit mes vetëm pesë sportistëve bullgarë me medalje të fituara në Lojëra Olimpike Dimërore.
FOTO: AP/BTA
8 shkurti solli emocione të jashtëzakonshme për të gjithë bullgarët – tre snowboardistë bullgarë arritën në fazën kryesore të garës në slallomin paralel.
Malena Zamfirova u kualifikua në të tetat e finales dhe vetëm 2 të qindtat e sekondës nuk i mjaftuan për të hyrë në Top 8, në debutimin e saj olimpik, në moshën vetëm 16-vjeçare.
Malena Zamfirova debuton në snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali
FOTO: EPA/BGNES
Veterani i ekipit, Radosllav Jankov, e përshkoi pistën pa gabime, por u mposht nga Arno Gaudet dhe u eliminua në të tetat e finales në sllallomin gjigant paralel. Vetëm 11 të qindtat e sekondës e ndanë snowboardistin bullgar nga një vend në çerekfinale.
Radoslav Jankov përfundon garimin në snowboard
FOTO: EPA/BGNES
Garuesi ynë i katërt – Aleksandër Krëshnjak – nuk arriti të kalojë fazën kualifikuese në debutimin e tij në Lojërat Olimpike. Megjithatë, snowboardisti bullgar në disiplinën alpine, deklaroi për BNT se largohet nga Lojërat e Milano–Kortinës me emocione pozitive dhe mësime të rëndësishme.
Arritja e Tervell Zamfirovit i solli vendit tonë medaljen e shtatë nga Lojërat Olimpike Dimërore. Bullgaria tashmë ka 1 medalje ari, 2 argjendi dhe 4 bronzi, llogariti BTA.
Tervell Zamfirov në slallomin gjigant paralel në snowboard
FOTO: AP/BTA
Medalja e parë për vendin tonë daton nga viti 1980, kur Ivan Lebanov fitoi bronzin në ski vrapim në garën e 30 kilometrave. Një tjetër medalje bronzi u fitua nga Irina Nikullçina në Solt Lejk Siti 2002, në disiplinën e ndjekjes në biatlon. Ekaterina Dafovska mbetet kampionia e vetme olimpike e Bullgarisë, pasi triumfoi në garën individuale të 15 kilometrave në biatlon në Nagano 1998. Evgenia Radanova është sportistja më e suksesshme me tri medalje olimpike në short-track: argjend në 500 metra dhe bronz në 1500 metra në Solt Lejk Siti 2002, si dhe sërish argjend në Torino 2006.
Olimpiada në Milano–Kortina vazhdon — dhe bashkë me të, edhe ëndrrat bullgare!
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova