LAJME

Artikull

MEÇ shpalli kandidatin për kryeministër teknik dhe u largua nga konsultimet

Martë, 10 Shkurt 2026, 14:31

MEÇ shpalli kandidatin për kryeministër teknik dhe u largua nga konsultimet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë konsultimeve me përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e 51-të për caktimin e kryeministrit teknik, presidentja Ilijana Jotova u takua fillimisht me APS, e më pas edhe me përfaqësues të MEÇ.

“Kandidatura e vetme e mundshme është ajo e nën-guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Andrej Gjurov, sepse vetëm ai mund të emancipohet nga modeli i Peevskit dhe Borisovit”, deklaroi kryetari i “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ), Radostin Vasilev.

Pas kësaj, nga MEÇ thanë se për ta konsultimet janë të pakuptimta. Sipas Vasilevit, pasi presidenti Rumen Radev ka dhënë dorëheqjen, edhe Ilijana Jotova si nën-presidente duhej të kishte bërë të njëjtën gjë, sepse në shoqëri u krijua përshtypja se “Radevi e ka përdorur presidencën për të krijuar parti, ndërsa Ilijana Jotova – postin presidencial për fushatën e saj të ardhshme” pas përfundimit të mandatit aktual, të cilin ajo e mori nga Radevi. Pas këtyre kritikave, përfaqësuesit e partisë e lanë takimin.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva