SPORT

Artikull

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përgëzoi Bullgarinë

Martë, 10 Shkurt 2026, 17:47

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përgëzoi Bullgarinë

FOTO: Facebook/VeselaN.Lecheva

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, përgëzoi Komitetin Olimpik Bullgar për medaljen e bronztë të Tervell Zamfirovit – e para për vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore që prej 20 vitesh. Coventry dhe kryetarja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Vesella Leçeva, biseduan në Milano gjatë një takimi të përfaqësuesve të komiteteve olimpike kombëtare.  

“Coventry përcolli urime të veçanta për medalistin tonë Tervell Zamfirov. I thashë se për bullgarët kjo medalje është e barabartë me një titull olimpik, sepse është pritur gjatë, por edhe shumë e merituar”, deklaroi Leçeva. Urime të veçanta për suksesin e Tervell Zamfirovit ka dërguar edhe miku i madh i Bullgarisë – presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Morinari Watanabe, dhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili ka uruar edhe më shumë suksese për vendin tonë deri në fund të Lojërave Dimërore.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva