Artikull
Mërkurë 11 Shkurt 2026 17:18
Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 17:18
Andrej Gjurov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova ka emëruar Andrej Gjurov, zëvendësguvernator i Bankës Kombëtare Bullgare, si kandidat për kryeministër të përkohshëm. Sipas kushtetutës, kryeministri i përkohshëm propozon një kabinet të përkohshëm, roli kryesor i të cilit është përgatitja e zgjedhjeve të drejta. "Zgjedhjet e drejta mund të mbahen kur një qeveri e përkohshme nuk ndërhyn në arenën politike, është mjaftueshëm neutrale dhe punon vetëm brenda kompetencave që i jep Kushtetuta", tha Gjurov në janar pas bisedës së tij me Jotovën.
Lajmi për zgjedhjet u pasua nga reagime të dhunshme nga partitë në parlament.
"Zgjedhja e Andrej Gjurov si kryeministër i përkohshëm është një hap i mirë drejt zgjedhjeve të drejta” – deklaroi lideri i “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” /PP/ Asen Vasilev.
Asen Vasilev
FOTO: BTA
"Ne presim që personi i propozuar për kryeministër teknik të paraqesë një përbërje kompetente dhe të pavarur të Këshillit të Ministrave, në mënyrë që të përmbushet funksioni kryesor – zgjedhje të ndershme", deklaroi kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bullgare ‑ e Majta e Bashkuar, Natalija Kisellova.
Natalija Kisellova
FOTO: BTA
Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të APS, Hajri Sadëkov, Andrej Gjurov është më i larguar nga kandidatët e mundshëm të “shtetit të pushtuar”. “Ne presim veprime reale dhe efekte të drejtpërdrejta”, tha Sadëkov.
Hajri Sadëkov
FOTO: BTA
“Nominimi i Andrej Gjurov për kryeministër teknik është një hap drejt zgjedhjeve më të ndershme, sepse ai është kundërpeshë e kandidaturave të tjera, të cilat janë vazhdimësi e kësaj” - tha lideri i “Veliçie”, Ivelin Mihajllov.
Ivelin Mihajllov
FOTO: BTA
Një mendim të kundërt shprehën nga “Ka një popull të tillë” (ITN). “Zgjedhja e Andrej Gjurov do të thotë se nuk do të ketë zgjedhje të ndershme”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të ITN, Toshko Jordanov. Sipas tij, debatet juridike rreth statusit të Gjurovit si nënkryetar i Bankës Kombëtare Bullgare mund të krijojnë probleme.
Toshko Jordanov
FOTO: BTA
Denica
Saçeva nga GERB deklaroi se gjatë konsultimeve te presidenti, GERB‑SDS
nuk kanë shprehur preferenca për kryeministër teknik. Sipas saj, është e qartë
se konsultimet kanë çuar në një rezultat që ka qenë i dëshiruar paraprakisht
nga grupi parlamentar i PP‑DB.
Denica Saçeva
FOTO: BTA - arkiv
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva