SPORT

Artikull

Llora Hristova i solli Bullgarisë medaljen e dytë nga Milano – Cortina 2026

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 18:46

Llora Hristova i solli Bullgarisë medaljen e dytë nga Milano – Cortina 2026

FOTO: Ministria e Rinisë dhe Sportit

Madhësia e shkronjave

Biathlonistja Llora Hristova i solli Bullgarisë medaljen e dytë nga Lojërat Olimpike Dimërore Milano – Cortina, pasi u rendit në vendin e tretë në garën individuale 15 kilometra për femra.

Hristova ishte perfekte në vijën e qitjes në AntholzAnterselva, duke goditur të gjitha 20 shenjat. Kjo i mundësoi të arrinte suksesin më të madh në karrierën e saj, duke fituar medaljen e bronztë olimpike, njofton sportal.bg.

Para bullgares 22vjeçare u renditën vetëm dy francezet Julia Simon dhe Lou Jeanmonnot, të cilat gabuan përkatësisht një dhe dy herë. Me skijimin e tyre të shpejtë ato arritën të kompensonin këto penalizime. Në finish, Hristova mbeti 1:04.5 pas kampiones së re olimpike Simon, e cila e mundi bashkëkombësen e saj Jeanmonnot me 53.1 sekonda.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit, BTA, BNT, BGNES