MUZIKË

Artikull

“Dashuri” nga Vesi Boneva

Enjte, 12 Shkurt 2026, 06:10

“Dashuri” nga Vesi Boneva

FOTO: YouTube / Vessy Boneva

Madhësia e shkronjave

Në muajin e dashurisë, pak ditë para 14 shkurtit, Vesi Boneva paraqet singlin e saj të ri, kushtuar emocioneve më të ndritshme. “Dashuri” nuk është vetëm një këngë, por një letër intime dhe një dhuratë e veçantë për publikun, me të cilën këngëtarja na kujton më të çmuarën – momentet e ndara me njerëzit që mbajmë afër zemrës.

Pikërisht me disa nga njerëzit më të afërt, Vesi Boneva e ka krijuar këngën – ajo vetë ka kompozuar muzikën dhe tekstin, ndërsa partneri i saj muzikor prej shumë vitesh, Svetllin Këslev, ka bërë aranzhimin. Në “Dashuri” pranë Vesit është edhe bashkëshorti i saj – Javor Vellçev (Yavi), i cili sjell edhe më shumë ngrohtësi dhe një moment personal me pjesëmarrjen e tij, duke regjistruar kitarat RnB dhe vokalet mbështetëse në këngë. Vesi Boneva e formulon mesazhin kështu:

“‘Dashuri’ është një rrëfim i sinqertë për miqësinë, mbështetjen dhe atë afërsinë e qetë e të pastër që na bën të ndihemi si në shtëpi. Mos lejoni që energjia negative të pushtojë zemrat tuaja. Doni, buzëqeshni dhe vlerësoni çdo çast!”

Shihni më shumë:


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva