Artikull
Protestë për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe prokurorit të përgjithshëm
Enjte 12 Shkurt 2026 09:23
Enjte, 12 Shkurt 2026, 09:23
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një protestë me moton “Mjaft viktima! Mjaft gënjeshtra! Mitov dhe Sarafov jashtë!” u zhvillua mbrëmë para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ngjarja u organizua nga shoqata qytetare BOEC.
Të pranishmit kërkuan shkarkimin nga detyra të ministrit të brendshëm në dorëheqje Daniell Mitov, të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, si dhe të sekretarit të përgjithshëm të MPB‑së dhe drejtorëve të drejtorive kryesore “Policia Kombëtare” dhe “Lufta kundër krimit të organizuar”. Ata bënë thirrje që MPB‑ja dhe prokuroria të drejtohen nga njerëz me besim publik dhe kërkuan një hetim të thelluar të rastit “Petrohan”, që të zbulojë të vërtetën.
Demonstrata filloi me një minutë heshtje në nder të gjashtë viktimave. Sipas protestuesve, për tetë ditë institucionet kanë heshtur për rastin, ndërsa MPB manipulon me sugjerime të kontrolluara.
“Në vend që të numërojmë dënime, numërojmë trupa. E vetmja gjë që MPB mund të bëjë është të zbatojë porositë e zotërinjve të vet dhe të korruptojë zgjedhjet”, deklaroi në protestë lideri i BOEC‑it, Georgi Georgiev.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva