Artikull
Enjte 12 Shkurt 2026 10:30
Enjte, 12 Shkurt 2026, 10:30
FOTO: bfla.org
Madhësia e shkronjave
Vetëm disa ditë pasi arriti rezultatin më të mirë në 38 vjet në vrapimin 60 m për vendin tonë, Hristo Iliev theu rekordin kombëtar në disiplinën e tij. Ai u rendit i dyti në seritë e Turneut të Atletikës Botërore në sallë me “etiketë të artë” në Beograd me 6.54 sekonda dhe u bë bullgari më i shpejtë i të gjitha kohërave në ambient të mbyllur, njofton sportal.bg.
Hristo Iliev përmirësoi me 4 të qindtat arritjen rekord të Petër Petrov prej 6.58 sek., vendosur në vitin e largët 1978. Në finale, atleti 21‑vjeçar me trajner Valja Demireva u klasifikua i katërti me 6.66 sek., duke plotësuar normën për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në sallë në Torun në mars.
Në kryeqytetin serb edhe një bullgar tjetër vendosi rekord kombëtar – Bozhidar Sarëbojukov në kërcimin së gjati, dhe me rezultatin 8.45 m tashmë është numri 1 në botë.
“Dy rekorde kombëtare bullgare vetëm për dy orë në sallën e Beogradit – suksese të jashtëzakonshme për këta dy djem të rinj dhe jam më shumë se krenar t’i përgëzoj personalisht për arritjet e tyre”, deklaroi presidenti i Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë, Georgi Pavllov, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva