Artikull
Enjte 12 Shkurt 2026 15:31
Enjte, 12 Shkurt 2026, 15:31
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Denjо Denev duhet të japë menjëherë dorëheqjen si ushtrues detyre i kryetarit të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” (DANS). Këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp në parlament nënkryetari i Kuvendit Popullor nga grupi parlamentar i “Po e vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, Atanas Atanasov. Sipas Atanasovit, arsyeja për kërkesën e dorëheqjes është se gjatë një seance dëgjimore në parlament për rastin “Petrohan”, Denev nuk iu përgjigj pyetjes nëse në organizatën jofitimprurëse “Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Zonave të Mbrojtura”, e lidhur me rastin, ka pasur persona që kanë punuar për DANS-in, njoftoi BNR “Horizont”.
Sipas PP-DB, ka të dhëna për të paktën dy persona që kanë pasur bashkëpunim me DANS-in dhe me shumë gjasa janë rekrutuar, ndërsa sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme, grupi është vëzhguar për më shumë se 12 muaj me agjentë të infiltruar, theksuan nga PP-DB.
Nga koalicioni kujtuan gjithashtu rolin e Denevit në heqjen e votimit me makina para raundit të parë të zgjedhjeve vendore në vitin 2023, pas së cilës u regjistruan 500 000 fletëvotime të pavlefshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova