Artikull
Enjte 12 Shkurt 2026 17:13
Enjte, 12 Shkurt 2026, 17:13
FOTO: Facebook / Allbert Popov
Madhësia e shkronjave
Asi bullgar i skive alpine, Allbert Popov, nisi stërvitjet në Bormio para sllallomit të meshkujve, që do të zhvillohet të hënën (16 shkurt) në kuadër të Lojërave Olimpike Milano–Kortina. Ai publikoi në Facebook disa foto nga stërvitjet intensive në pistat e resortit italian, njofton sportal.bg.
Fillimisht, Allberti dhe ekipi i tij po shqyrtonin mundësinë e pjesëmarrjes në sllallomin gjigant më 14 shkurt. Më pas, megjithatë, u vendos që ai të ruhet për sulmin ndaj medaljeve në disiplinën e tij kryesore, sllallomin, të hënën.
Deri tani në karrierën e tij, Allbert Popov mori pjesë në dy Lojëra Olimpike – në Pjongçang 2018 dhe Pekin 2022. Arritja e tij më e mirë është vendi i nëntë në sllallom në Kinë, katër vjet më parë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova