Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 09:39
Premte, 13 Shkurt 2026, 09:39
Rosen Zheljazkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në dorëheqje, Rosen Zheljazkov, deklaroi se çështja më e madhe që shqetëson çdo evropian është çmimi i jetës. Ai është i lartë, sepse për shkak të çmimeve të larta të energjisë, Evropa humbi konkurrueshmërinë ndaj SHBA-së dhe Kinës. “Po kërkohet zgjidhja më e mirë, që të kënaqë të gjitha shtetet e BE-së, për tregtinë me emetimet e gazrave serrë”, theksoi ai, pas takimit të Këshillit Evropian në Kështjellën belge “Alden Bizen”.
Zheljazkov vlerësoi se kryeministri i ardhshëm i qeverisë së përkohshme, Andrej Gyurov, është i sjellshëm dhe i shkolluar. Ai premtoi se kabineti do të bëjë gjithçka të mundshme jo vetëm për të siguruar një dorëzim të qetë të pushtetit, por edhe për të zgjidhur pjesën më të madhe të problemeve të shkaktuara nga mungesa e një buxheti të rregullt dhe tensioni politik.
Në perceptimin e tragjedisë “Petrohan” ka: “zemërim, indinjatë, frikë, shqetësim; ka pyetje që tronditin shoqërinë, familjet, shkollën dhe të gjithë të rinjtë dhe të moshuarit,” përmblodhi kryeministri në dorëheqje, Rosen Zheljazkov. “Kjo është një dramë e madhe kombëtare, sepse nuk mund t’u përgjigjemi pyetjeve të ndërlikuara socialo-psikologjike, nuk mund të injorojmë ngjarjet aktuale, fushatën parazgjedhore dhe debatin politik” tha Zheljazkov. Ai u shpreh kundër politizimit të temës dhe kujtoi se viktimat dhe të afërmit e tyre kanë të drejtë që të ruhet nderi dhe dinjiteti, madje edhe për ata që nuk janë më midis nesh, duke nënvizuar se për të gjithë vlen parimi i pafajësisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova