Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 14:35
Premte, 13 Shkurt 2026, 14:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bansko priti medalistin olimpik Tervell Zamfirov, motrën
e tij Malena Zamfirova, Aleksandër Krëshnjak dhe trajnerët e ekipit kombëtar të
snowboard-it me një ceremoni të veçantë në zonën “Shiligarnika” në Bansko.
Shumë njerëz erdhën posaçërisht për të përshëndetur sportistët bullgarë pas
pjesëmarrjes së tyre në Lojërat në Milano–Cortina.
Tervell Zamfirov, Malena Zamfirova dhe Aleksandër Krëshnjak bënë një zbritje të veçantë në pistë, ndërsa në finish i prisnin nxënësit e klubit të skive “Julen”, vajza me veshje popullore dhe një gajdexhi. Olimpistët ishin të veshur me elemente të kostumeve popullore dhe morën dhurata nga kryetari i komunës së Banskos, Stojço Banenski, si dhe nga koncesionari i zonës së skive.
“Ju na bëtë të ndihemi bullgarë krenarë”, tha Banenski.
Tervell Zamfirov, 20 vjeç, u rendit i treti në sllallomin gjigant paralel të dielën dhe solli medaljen e parë për Bullgarinë nga Lojërat Olimpike pas një pauze 20-vjeçare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva