Martë 17 Shkurt 2026 07:30
Martë, 17 Shkurt 2026, 07:30
FOTO: Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit
Madhësia e shkronjave
Në Plovdiv hapet Plovdiv Fair Street Food Fest si pjesë e programit shoqërues të ekspozitave ndërkombëtare AGRA, “Vinaria” dhe “Foodtech” 2026, që zhvillohen nga 17 deri më 21 shkurt. Vizitorët do të mund të shijojnë një zonë street food me gatime nga vende të ndryshme, demonstrime kulinare, si edhe një program muzikor gjatë pesë ditëve të ekspozitës. Më 20 shkurt do të marrin pjesë kuzhinierë që kanë përfaqësuar Bullgarinë në Kupën Botërore të Paellas në Valencia.
Në ditën e parë programi muzikor do të ofrojë muzikë bullgare; në ditën e dytë do të performojnë muzikantët e Orkestrës së Kristijan Azirovic nga Serbia; më 19 shkurt skena do t’i kushtohet muzikës greke me pjesëmarrjen e Dimitris Band, ndërsa të premten ritmeve latine me ekzekutimet e Amor Mio Latino Band. Finalja e festivalit, më 21 shkurt, do të mbyllet me koncertin e këngëtares bullgare Petja Bujuklieva.
Festivali plotëson forumin më të madh agrar në Bullgari dhe synon të tërheqë një publik të gjerë përmes kulturës dhe gastronomisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova