Artikull
Mërkurë 18 Shkurt 2026 18:04
Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 18:04
FOTO: BTA; fotokolazh: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Pasi kandidati për
kryeministër teknik, Andrej Gjurov, paraqiti variantin e tij për përbërjen e
kabinetit teknik, pasuan reagimet politike.
Sipas Kostadin Angellovit nga GERB-SDS, ideja e kabinetit është që disa
formacione politike të sapolindura të favorizohen dhe të fitojnë zgjedhjet.
“Nuk shoh figura të
spikatura politike në kabinetin teknik të propozuar, por një përpjekje që çdo
ministër të kuptojë nga puna e tij”, tha Nikollaj
Denkov nga PP-DB.
“Kjo qeveri teknike, që
paraqet një amalgamë mes PP-DB, APS dhe aktivistëve të GERB-it, është një lloj
Frankensteini shumë serioz politik. Nëse këtë e mendojnë si një miks për
qeverisje pas zgjedhjeve, Zoti e ruajtë Bullgarinë”, komentoi lideri i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov.
Iskra
Mihajllova nga “DPS – Fillim i Ri” deklaroi se kabineti teknik mund të quhet
“Soros-Petrohan”. “Në përbërjen e kabinetit shohim njerëz të lidhur
drejtpërdrejt me aferën ‘Petrohan’,” tha ajo.
“Qeveria teknike e
propozuar ka persona me angazhime të theksuara partiake dhe politike,” shkroi
në Facebook Rumen Radev (president në
periudhën 2017–2026). “Sgllobka(një
term që përdoret për një koalicion të improvizuar prej partish politike të
papajtueshme – shën. red.) e largoi institucionin e presidentit nga formimi i
qeverisë teknike, dhe rezultatin e shohim sot – një kabinet teknik me figura
qartësisht të angazhuara politikisht.”
“Këto ndryshime të fundit kushtetuese e bëjnë të qartë se nuk është presidenti ai që mund të mbahet përgjegjës për këtë kabinet. Me ndryshimet në Kushtetutë u vendos që Kuvendi Popullor të funksionojë vazhdimisht pikërisht për të ushtruar kontroll mbi veprimtarinë e qeverisë teknike,” komentoi kryetari i BSP-së, Krum Zarkov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva