LAJME

Artikull

Nderojmë kujtimin e Apostullit të Lirisë në mbarë vendin

Enjte, 19 Shkurt 2026, 04:05

Nderojmë kujtimin e Apostullit të Lirisë në mbarë vendin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me rituale ushtarake, liturgji dhe homazhe në gjithë vendin do të shënohet 153vjetori i varjes së Apostullit të Lirisë, Vasill Levski (18371873).

Në kryeqytet sot, 19 shkurt, nga ora 17:00, në kishën e lashtë “Shën Sofja – Urtësia e Perëndisë” do të shërbehet një shërbim përkujtimor për jerodhjakun Ignatij – Vasil Levski, nga Shenjtëria e Tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes, Daniil. Një procesion liturgjik do të niset nga kisha dhe do të arrijë deri te monumenti i Vasill Levskit në bulevardin “Vasill Levski”, duke përshkuar hapat e fundit të Apostullit në rrugën drejt pavdekësisë. Nga ora 18:00, para monumentit të Apostullit të Lirisë do të zhvillohet ceremonia përkujtimore, në të cilën do të marrin pjesë ushtarakë nga Garda Kombëtare dhe Orkestra Frymore Përfaqësuese e Gardës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva