Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Savina paraqet këngën prekëse “Qengji blegërin” me një aranzhim të ri
Enjte 19 Shkurt 2026 06:15
Enjte, 19 Shkurt 2026, 06:15
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
“Zablejalo mi agënce” (“Qengji blegërin”) është një nga
këngët më emblematike të folklorit bullgar, e mbushur me shumë trishtim. Ajo
rrëfen historinë prekëse të një qengji që bën zë me dhembje në vathën e bariut,
sepse ndien paraprakisht ndarjen nga kopeja dhe nga nëna e vet. Si zbulues i
këngës “Zablejalo mi agënce” konsiderohet këngëtari popullor Boris Mashallov, i
cili e këndon që nga mesi i shekullit XX. Popullaritet të veçantë kënga fiton
edhe në interpretimin e Nadka Karaxhovës.
Me kalimin e kohës jemi dëshmitarë të shumë
interpretimeve të saj në variante të ndryshme nga këngëtarë pothuajse nga të
gjitha zhanret muzikore. Ndër to është edhe versioni i modernizuar i këngëtares
Savina, me aranzhim të Aleks Nushevit. Ai ndërthur një tingull etno modern me
instrumente tradicionale si kavalli, i interpretuar nga Kostadin Gençev, në
orkestrime për instrumente me tela. Savina shton:
“Ndryshe nga tingulli klasik a cappella ose ai krejtësisht folklorik, aranzhimi i Aleks Nushevit mbështetet te një variant kinematografik. Përdorimi i orkestrës së harqeve dhe tingulli i thellë i kavallit krijojnë një ndjesi madhështie, duke ruajtur njëkohësisht intimitetin e historisë së kësaj kënge kaq të trishtuar popullore bullgare.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva