LAJME

Artikull

Presidenti do të mbajë fjalim në ceremoninë përkujtim kushtuar Vasill Levski

Enjte, 19 Shkurt 2026, 18:23

Presidenti do të mbajë fjalim në ceremoninë përkujtim kushtuar Vasill Levski

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Mbrëmja e sotme në Sofje mbahet një ceremoni përkujtimore në nder të Apostullit të Lirisë, Vasill Levski, me rastin e përvjetorit të 153-të të vdekjes së tij. Para monumentit të heroit kombëtar, i cili ra për Çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman, presidentja Ilijana Jotova do të mbajë një fjalim, njoftuan nga zyra e shtypit e kreut të shtetit.

Kryetarja e Kuvendit Popullor, Raja Nazarjan, dhe deputetë gjithashtu do të jenë pjesëmarrës në ceremoni dhe do të vendosin kurora dhe lule. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe Njësia Kombëtare e Gardës dhe Orkestra Përfaqësuese e Gardës.

Më parë, në kishën “Shën Sofia”, patriku Daniil kreu një shërbesë përkujtimore në kujtim të ierodiakonit Ignatij – Vasill Levski, e ndjekur nga një marshim liturgjik deri në vendin e ceremonisë përkujtimore.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova