Artikull
Premte 20 Shkurt 2026 09:43
Premte, 20 Shkurt 2026, 09:43
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Nëse më propozohet, menjëherë do të firmos dekretin për dorëheqjen e zv/kryeministrit Stoill Cicellkov.” Këtë e deklaroi presidentja Iliana Jotova në një intervistë për bTV, lidhur me informacionin se Cicellkov kishte arrestime për përdorim të marihuanës dhe për drejtim mjeti me 1.2 promil alkool. Ajo theksoi se e deklaron këtë, në kusht se informacioni i publikuar në media është fakt.
Presidentja Jotova shtoi se ka rezervime ndaj disa ministrave në kabinetin në detyrë dhe theksoi se do të ndjekë me kujdes punën e tyre dhe do të reagojë në rast veprimesh kundër interesit publik.
Në prag të një fushate zgjedhore, presidentja nënvizoi se blerja e votave është një diagnozë e rëndë, që tregon se në çfarë gjendjeje janë sjellë njerëzit që përmes votës së tyre kërkojnë të sigurojnë jetesën. Sipas saj, problemi i madh pas 36 vitesh është se një nga temat kryesore në vend mbetet organizimi i zgjedhjeve të ndershme – në një shtet që prej kohësh është anëtar i Bashkimit Evropian.
Sipas presidentes, reforma gjyqësore dhe zgjedhja e kryeprokurorit nuk janë tema që mund të trajtohen nga një qeveri e përkohshme. Një reformë e tillë mund të bëhet vetëm me një shumicë të fortë.
Jotova njoftoi gjithashtu se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të vendosë nëse do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova