Artikull
Mbi 600 pjesëmarrës do të marrin pjesë në lojërat maskaradë “Belenski brazai”
Shtunë 21 Shkurt 2026 05:55
Shtunë, 21 Shkurt 2026, 05:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mbi 600 pjesëmarrës do ta shndërrojnë qytetin Bjalla, në rajonin e Ruses, në një skenë shumëngjyrëshe të zakoneve të lashta gjatë festivalit të lojërave maskaradë “Belenski brazai”, i cili do të zhvillohet më 21 dhe 22 shkurt, njoftoi BTA.
Në qendër të qytetit do të defilojnë grupet е brazajve nga Bjalla, survakarë nga fshatrat Leskovec dhe Dollna Sekirna të Pernikut, kukerë nga Ajdemir dhe Pobeda, si dhe grupi nga fshati Koshov me lojën maskaradë “Xhamal”. Publiku do të shohë rite të kushtuara shëndetit dhe pjellorisë. Mbrëmja do të përfundojë me ndezjen rituale të zjarrit me rastin e Sirni Zagovezni (TëLidhurit e Djathit) – një festë ortodokse e lidhur me faljen para fillimit të Kreshmëve të Pashkëve.
Më 22 shkurt do të hapet ekspozita “Shpirti i brazajve” në qendrën ekspozuese “Usta Koljo Fiçeto”. Do të ketë edhe një konferencë shkencore për traditat e maskaradës bullgare.
Brazajët janë personazhe tradicionale maskarade – burra të maskuar si kafshë fantastike dhe të çuditshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva