Artikull
Hënë 23 Shkurt 2026 11:23
Hënë, 23 Shkurt 2026, 11:23
Rumen Radev
FOTO: Facebook/PresidentRumenRadev
Madhësia e shkronjave
Rumen Radev, i cili dha dorëheqjen nga posti i presidentit, publikoi në Facebook intervistën e tij për “Berliner Zeitung”, në të cilën ai shpreh pozicionet e tij politike.
Radev thotë se euroja është
dashur të futet pas një referendumi dhe kritikon qeverinë e fundit të rregullt
se nuk ka arritur të përballojë rritjen e çmimeve dhe “zbatimin e bufferëve
financiarë për mbrojtjen e grupeve më të cenueshme të shoqërisë”.
Ai shpjegon se hyn në politikë si
“përgjigje ndaj thirrjes së qytetarëve bullgarë dhe pritshmërive të tyre për ta
shndërruar Bullgarinë në një shtet demokratik, modern dhe të lirë evropian”.
Radev përsërit se përfundimi i
luftës në Ukrainë kërkon më shumë diplomaci dhe negociata me Rusinë. Ai mendon
se është e nxituar të flitet për integrimin e Ukrainës në BE. Ish‑presidenti kritikon mbështetjen e Sofjes për Këshillin e Paqes të presidentit Donald
Trump, por dëshiron
që“marrëdhëniet strategjike me SHBA‑të të vazhdojnë të forcohen, sepse ato vazhdojnë të garantojnë sigurinë e
Evropës”.
Në intervistë theksohet rëndësia
e marrëdhënieve ekonomike midis Bullgarisë dhe Gjermanisë dhe shkëmbimi tregtar që në vitin 2025 ka qenë mbi 12 miliardë euro.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva