FOLKLOR

Seksion

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

Martë, 24 Shkurt 2026, 07:10

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Madhësia e shkronjave

Dita e Faljes – Sirni Zagovezni, që shënohet para Kreshmës së Pashkëve, pritet me padurim të veçantë nga banorët e fshatrave Kallugerovo dhe Lesiçovo në rajonin e Pazarxhikut (rreth 90 kilometra nga Sofja, në Jug të Bullgarisë). Në këto vende, kjo ditë përkon me një festë me maska të veçantë dhe shumëngjyrëshe. Në Kallugerovo quhet Dita e Xhumalit, ndërsa në Lesiçovo – Dita e Dervishëve, por qëllimi është i njëjtë: të dëbohen forcat e liga, sëmundjet dhe mendimet e këqija dhe të tërhiqen begatia dhe shëndeti gjatë gjithë vitit.


Festa është një shembull i gjallë i sinkretizmit në folklorin bullgar, ku kalendari i krishterë ndërthuret me praktikat arkaike agrare-magjike.

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Në fillim, gratë rikrijojnë zakonet e Sirni Zagoveznit dhe kërcejnë valle tradicionale, pas së cilës, sipas traditës, burra (dhe tashmë edhe gra) kukerë – xhumali në Kallugerovo dhe dervishë, të shoqëruar nga “arapë” të lyer me bojë të zezë në Lesiçovo – të veshur me rroba tradicionale ose me gunë të rënda me lëkurë dhie me qime të gjata dhe të zbukuruar me kambana të shumta, dalin në sheshin e fshatit dhe jehojnë para syve të turmës së mbledhur. Veçanërisht të lumtur nga shndërrimi i tyre kukerik janë pjesëmarrësit më të vegjël – fëmijët.

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Me çdo hap të tyre, kukerët kërcejnë lehtë, ndërsa kambanat përplasen me njëra-tjetrën duke krijuar një zhurmë të fuqishme, e cila, sipas besimeve popullore, frikëson dhe dëbon të keqen dhe sëmundjet. Në duar, xhumalitë dhe dervishët mbajnë shpata druri, të quajtura “kallëçka”, me të cilat prekin me shaka njerëz nga turma – burrat për shëndet, ndërsa gratë për pjellori.

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Çdo vit, para festës, lëkurat lahen ritualisht në lumë për të larë gjithçka negative që ka mbetur mbi to gjatë vitit të kaluar dhe për të nisur “nga e para”, në të pastër.


Studiuesit ende debatojnë nëse rrënjët e kësaj feste folklorike çojnë drejt mistereve trakase apo janë më të vona. Një gjë megjithatë është e qartë – zhurma dhe gëzimi bashkojnë komunitetin për të shënuar kalimin nga dimri drejt një fillimi të ri, me shpresën për shëndet dhe pjellori.


Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Xhumalitë dhe dervishët largonin të keqen dhe sëmundjet në rajonin e Pazarxhikut

FOTO: Miglena Ivanova

Pëgatiti në shqip: Kostandina Bello