LAJME

Artikull

Për 4 vjet Bullgaria i ka ofruar Ukrainës 13 paketa me ndihmë ushtarake

Martë, 24 Shkurt 2026, 09:15

Për 4 vjet Bullgaria i ka ofruar Ukrainës 13 paketa me ndihmë ushtarake

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Mbrojtjes ka ofruar 13 paketa ndihme për Ukrainën që nga fillimi i luftës, njofton faqja qeveritare për informim publik.

Lloji i ndihmës dhe vlera e saj janë informacion i klasifikuar, thuhet në njoftim. Paketa e fundit është nga data 12 shkurt 2026.

Katër vjet më parë, Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 dhe shkaktoi konfliktin më të përgjakshëm dhe më shkatërrues në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Sofja e jep ndihmën ushtarake për Kievin në bazë të Marrëveshjes me Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës për dhurimin pa pagesë të armatimit, teknikës dhe municioneve nga dhjetori 2022. Nga vendimet konkrete të parlamentit është e qartë se, përveç municioneve, Ukrainës i janë dërguar mjete të blinduara, artileri vetëlëvizëse dhe sisteme raketore kundërajrore.

Në fillim të vitit 2025, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov njoftoi se mbi 200 milionë euro kanë hyrë si kompensim nga SHBA dhe BE për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, ndërsa në vitin 2026 priten edhe rreth 300 milionë të tjera.

 Lexoni më tepër:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva