Artikull
Mërkurë 25 Shkurt 2026 12:51
Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 12:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me votat e GERB‑SDS, partisë “Vëzrazhdane”, një pjese të “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), parlamenti kapërceu veton e Presidentes Ilijana Jotova. Kështu mbeten në fuqi ndryshimet tashmë të miratuara në Kodin Zgjedhor, të cilat kufizojnë numrin e seksioneve të votimit të hapura në vendet jashtë BE‑së.
Ndryshimi që lejon hapjen e deri në 20 seksioneve jashtë ambasadave dhe konsullatave, i cili prek kryesisht bullgarët që jetojnë në Turqi, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, u kundërshtua në fillim të muajit nga kreu i shtetit Ilijana Jotova. Ajo e ktheu ligjin për rishqyrtim me argumentin se kufizimi cenon parimin e barazisë të garantuar në Kushtetutë.
Nga APS deklaruan se do të kundërshtojnë vendimin e fundit të parlamentit në Gjykatën Kushtetuese.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva