HISTORI

Artikull

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

Enjte, 26 Shkurt 2026, 20:00

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: Vasilianna Merheb

Madhësia e shkronjave

Më 26 shkurt shënojmë festën e njërit prej shenjtorëve më të dashur në historinë tonë bashkëkohore – shën Serafim Sofijski – Mrekullibërës. Për bullgarët, të cilët çdo ditë mblidhen te varri i tij, shën Serafimi është bariu shpirtëror, i cili me lutje ndërmjetëson para Zotit për ata që vuajnë. Para se të largohej nga kjo botë, ai e ngushëlloi kopenë e tij shpirtërore se do të vazhdonte të lutej për secilin që kërkon mbështetjen e tij dhe porositi që t’i shkruanin. Kështu, edhe pas vdekjes së tij ai vazhdoi të ndihmojë këdo që afrohet me besim dhe shpresë në Zotin, ndërsa besimtarët e quajnë me dashuri gjyshi Vlladika, sepse e ndiejnë të afërt me zemrat e tyre.

Rrjedha e pandërprerë e besimtarëve dhe dëshmitë për mrekulli të panumërta, të kryera me ndërmjetësimin e tij lutës, u japin arsye Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Bullgare ta kanonizojnë si shenjt në shkurt të vitit 2016 dhe që atëherë çdo vit të dyja kishat e përkujtojnë solemnisht kujtimin e tij.

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: Darina Grigorova

Me rastin e dhjetëvjetorit të kanonizimit të shenjtorit, në Kishën Ruse “Shën Nikollaj Mirlikijski” në Sofje u kremtua një Liturgji e Shenjtë festive, e kryesuar nga Patriarku Bullgar Daniill. Në fund të shërbesës, Shenjtëria e Tij mori si dhuratë një ikonë të pikturuar posaçërisht për të, e cila paraqet mbrojtësin qiellor të popullit bullgar shën Joan Rillski dhe shën Serafim Sofijski në lutje drejtuar Shpëtimtarit Jezu Krisht.

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: bg-patriarshia.bg

“Zoti është pikturuar lart dhe ata i drejtohen Atij në lutje – vëren ikonografja Ekaterina Titova, autore e ikonës. – Dy shenjtorët janë vendosur në sfondin e një miniaturë që paraqet qytetin e Sofjes, katedralen ‘Shën Aleksandër Nevski’, tempullin e lashtë ‘Shën Sofia’, Kishën Ruse ‘Shën Nikollaj’ dhe monumentin e Mbret Çlirimtarit. Në anën e shën Joan Rillskit, majtas, është Manastiri i Rillës, si edhe shpella në mal, ku ndodhet varri i shenjtorit. Në anën e shën Serafimit është paraqitur kisha në qytetin Shipka ‘Lindja e Krishtit’. Kur pikturova tempullin e Shipkës, kërkova në hollësi informacion për të, sepse ishte shumë e rëndësishme të paraqitej në mënyrë që të njihej. Kisha ndjesinë se isha pikërisht atje me ndihmën e Zotit.”

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: Vasilianna Merheb

Ideja për pikturimin e ikonës nuk erdhi rastësisht, por falë një miqësie të vërtetë në Krishtin, të forcuar në një mendim dhe dashuri ndaj Zotit midis Ekaterina Totovës dhe teologes Vasilianna Merheb.

“Me afrimin e jubileut 10-vjeçar nga kanonizimi i shën Serafim Sofijskit Mrekullibërës dhe për shkak të lidhjes së mrekullueshme midis dy shenjtorëve, e përjetësuar edhe me shkrimin nga shën Serafimi i Akathistit të parë për lavdërimin e shën Joan Rillskit, tek ne lindi dëshira, nëse është vullneti i Zotit, që ikona t’i dhurohej patriarkut Daniil si kujtim nga kjo datë e paharrueshme – rrëfen Vasilianna Merheb. – Aq më tepër që pa dyshim patriarku ynë u lut dhe u zgjodh me ndërmjetësimin e dy shenjtorëve tanë. Përveç kësaj, patriarku Daniill nuk e fsheh mirënjohjen dhe nderimin e tij shpirtëror ndaj shën Joan Rillskit, gjë që dëshmohet edhe nga vizita e tij në Manastirin e Rillës, fjalë për fjalë disa orë pas zgjedhjes së tij si patriark.”

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: Vasilianna Merheb

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: Vasilianna Merheb

Për ikonografin, i cili afrohet me frikë ndaj Zotit në paraqitjen e shenjtorëve, pikturimi shoqërohet gjithmonë me kërkim të madh, tundime, dyshime dhe luftë të brendshme, vëren Katja Titova. Gjatë vizitës në Manastirin e Rillës në festën e shenjtorit të dashur bullgar, ajo mori të gjitha përgjigjet për kërkimet e saj shpirtërore në procesin e pikturimit të ikonës. Pas bekimit të atit të saj shpirtëror Vlladimir Tisçuk, drejtues i Kishës Ruse, Ekaterina iu përkushtua detyrës së përgjegjshme.

Kur mësuan për dhuratën që po përgatitej për Shenjtërinë e Tij, besimtarët nga famullia shumëkombëshe, të cilët vizitojnë rregullisht Kishën Ruse, mblodhën mjete financiare. “Ishte vërtet prekëse, deri në lot, me kontributet e vejushave dhe njerëzve të varfër, që ndanin nga mjetet e tyre modeste për dhuratën për patriarkun Daniill”, vëren Janina Alekseeva, e cila mblodhi donacionet.

Ikona bashkon në lutje shën Serafim Sofijski Mrekullibërës dhe shën Joan Rillski

FOTO: bg-patriarshia.bg

Kur e mori dhuratën, patriarku Daniill nuk e fshehu gëzimin e tij dhe i falënderoi të gjithë për dhuratën e jashtëzakonshme, simbol i urës shpirtërore midis dy popujve ortodoksë.

Foto: Darina Grigorova, Vasilianna Merheb, Patriarkana Bullgare (https://bg-patriarshia.bg/)

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski