LAJME

Artikull

Borisllav Sarafov mbetet për momentin Prokuror i Përgjithshëm në detyrë

Enjte, 26 Shkurt 2026, 17:27

Borisllav Sarafov mbetet për momentin Prokuror i Përgjithshëm në detyrë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pas një takimi disaorësh, Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi unanimisht të lërë pa shqyrtim kërkesën për shkarkimin e Borisllav Sarafovit si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë. Çështja iu referua Kolegjit të Prokurorisë, i cili duhet të vendosë për kompetencën e tij.

Kërkesa për shkarkimin e Borisllav Sarafovit u paraqit nga Ministri i Drejtësisë në detyrë Andrej Jankullov.

Ministria e Drejtësisë njoftoi më parë se kërkesa e Jankullovit ishte motivuar nga një mendim i Dhomës Penale të Gjykatës së Lartë të Kasacionit, sipas të cilit pas 21 korrikut 2025, nuk do të ketë më kryerje legjitime të funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm në Bullgari.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva