Autor
Joan Kolev
Artikull
Hënë 2 Mars 2026 13:00
Hënë, 2 Mars 2026, 13:00
Teheran, 28 shkurt 2026
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Një fundjavë që ndryshon të ardhmen e Iranit. Kështu mund ta paraqesim në mënyrën më të shkurtër atë që ndodhi orë pas fillimit të operacionit të përbashkët atje të Izraelit dhe SHBA-së, të quajtur nga të dyja palët “Luani që ulërin” dhe “Tërbim epik”. Goditjet fillojnë në orën 8:15 të së shtunës dhe kanë për qëllim të eliminojnë kërcënimin si për Izraelin, ashtu edhe për mbarë botën, që përfaqëson programi bërthamor i Iranit, si dhe të nxisin iranianët të arrijnë lirinë e pritur dhe të marrin mundësinë për të marrë pushtetin në vend.
Rezultatet e operacionit deri në këtë moment tregojnë se një sërë prej drejtuesve më të rëndësishëm të vendit janë likuiduar. Midis tyre janë udhëheqësi suprem i vendit ajatollah Ali Khamenei, ish-presidenti Mahmud Ahmadinexhad, ministri i mbrojtjes Aziz Nasirzade dhe kreu i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik Mohammad Pakpur.
Tel Avivi pas një sulmi ajror nga Irani, 28 shkurt 2026
FOTO: EPA/BGNES
Ndërkohë në objektiv të Iranit janë shndërruar si bazat ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, ashtu edhe objekte civile në një sërë vendesh fqinje, ndër të cilat janë Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Kuvajti, Bahreini dhe Katari.
“Lufta, e shpërthyer në rajon, i ka gjetur në to mbi 11 400 bullgarë dhe detyra parësore për Ministrinë e Punëve të Jashtme është sigurimi i një mundësie të sigurt për evakuimin e tyre”, siguroi gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “120 minuta” në bTV ministrja e jashtme Nadezhda Nejnski:
Nadezhda Nejnski
FOTO: mfa.bg
“Ne kemi gatishmëri të plotë, në momentin kur të kemi një dritare të mundshme, të dërgojmë avionë që të fillojnë gradualisht tërheqjen e njerëzve që dëshirojnë të largohen nga rajoni. Kur do të hapet një dritare e tillë, askush nuk merr përsipër të parashikojë. Këshilla jonë për ta është që të jenë në vende të mbrojtura dhe të presin udhëzimet e nevojshme nga shteti. E di që në Bullgari bashkëqytetarët e mi pyesin nëse Bullgaria do të veprojë mjaftueshëm në mënyrë adekuate ndaj situatës, dua t’i siguroj se konsullatat, ambasadat dhe zyrat tona qendrore punojnë 24/7. U angazhova që zëvendësit e mi të japin konferenca periodike për shtyp, me të cilat të informojnë njerëzit në rajon çfarë po ndërmarrin, ku të presin, me kë të kontaktojnë.”
Aeroplanë cisternë të Forcave Ajrore Amerikane në Aeroportin Vasil Levski në Sofje
FOTO: BTA
Sipas fjalëve të saj, avionët amerikanë, të vendosur në aeroportin e Sofjes, do të qëndrojnë në vendin tonë deri në fund të muajit maj, deri në këtë moment nuk kanë marrë pjesë në luftë dhe nuk pritet të përdoren për qëllime jashtë atyre të shënuara në notën e ambasadës në Sofje, përkatësisht – aktivitete stërvitore.
Në dispozicion 24 orë në ditë të qytetarëve janë telefonat në Qendrën e Situatave të Ministrisë së Punëve të Jashtme: +359 2 948 24 04, +359 2 971 38 56, +359 893 339 616.
Jordan Bozhillov
FOTO: BGNES
“Bullgaria nuk është pjesë dhe nuk do të jetë pjesë e konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit dhe nuk është kërkuar asgjë nga ne në këtë kontekst” – është kategorik zëvendësministri i mbrojtjes Jordan Bozhilov.
“Sulmet ndaj kryeqytetit iranian nuk janë diçka e rastësishme”, është e bindur Vesella Rajçinova – bashkëkombëse, e cila që nga fundi i viteve ’90 jeton në Izrael.
Vesella Rajçinova
FOTO: BNR
“Ky është një vazhdim i protestave që populli iranian pati kundër regjimit të vet vitin e kaluar. Populli iranian që atëherë priste të kishte një ndërhyrje konkrete, e cila të vendoste fund këtij regjimi dhe kishte jashtëzakonisht shumë kërkesa drejtuar SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ta përfunduar gjithçka më herët. Arsyet për shtyrjen ndoshta janë disa. Njëra është se ai është paqedashës dhe preferon të mos ketë luftë, por përmes negociatave të arrihet e ashtuquajtura marrëveshje. Në këto negociata Iranit iu vendos një kusht shumë i rëndësishëm – të mos prodhohen raketa balistike dhe armë bërthamore, por asgjë e tillë nuk u deklarua nga ana e tyre.”
Analistët e përcaktojnë situatën jo vetëm si të ndërlikuar, por para së gjithash delikate, me mundësi për shpërthimin e një lufte, e cila mund të zgjerojë kufijtë e saj përtej Lindjes së Mesme. Një parashikim se si do të zhvillohet konflikti ende nuk ka.
Një ndërtesë e shkatërruar në Tel Aviv pas një sulmi me raketa iraniane
FOTO: EPA/BGNES
Zonja Rajçinova shpjegoi se nuk ka të dhëna të sakta për bullgarët që në këtë moment ndodhen në territorin e Izraelit, por theksoi se në faqen e internetit të MPJ-së ka arritur të regjistrojë bashkëkombësin tonë Anton Andonov – zëvendësrektor i Akademisë së Artit Muzikor dhe të Vallëzimit në Plovdiv, i ardhur si mysafiri i saj për një seminar të posaçëm kushtuar valleve popullore. Në lidhje me luftën ai është anuluar, ndërsa zoti Andonov do të evakuohet nga Izraeli në momentin e parë të mundshëm për këtë.
Shihni më shumë:
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski