LAJME

Artikull

Vazhdon evakuimi i qytetarëve bullgarë për shkak të luftës me Iranin

Premte, 6 Mars 2026, 09:45

Vazhdon evakuimi i qytetarëve bullgarë për shkak të luftës me Iranin

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Evakuimi i qytetarëve bullgarë nga rajoni i konfliktit në Lindjen e Mesme vazhdon. Aktualisht, në Katar ndodhen qytetarë bullgarë që shprehën dëshirën për t’u evakuuar. Ministritë e Punëve të Jashtme, e Turizmit dhe e Transportit po koordinojnë fluturime të reja evakuimi për bullgarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga Emiratet tashmë u kthyen 411 qytetarë bullgarë, ndërsa mbrëmjen e 5 marsit, me dy fluturime – nga Oman dhe Dubai – në aeroportin e kryeqytetit “Vasill Levski” mbërritën 290 qytetarë të tjerë të evakuuar.

Ministria e Punëve të Jashtme kujton se qytetarët bullgarë të prekur nga ndalimi i fluturimeve në aeroportet e Lindjes së Mesme, por jashtë zonave të konflikteve aktive, duhet të mbajnë kontakt me kompanitë ajrore ose operatorët e turizmit për të siguruar rrugë alternative për kthimin në Bullgari.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova