Artikull
Avionët ushtarakë të SHBA-së në aeroportin bullgar nuk mund të kryejnë sulme
Premte 6 Mars 2026 15:54
Premte, 6 Mars 2026, 15:54
Atanas Zaprjanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i përkohshëm i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, deklaroi se avionët ushtarakë amerikanë të vendosur në aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” janë avionë logjistikë dhe nuk kanë aftësi për të kryer sulme. Gjatë seancës së kontrollit parlamentar, Zaprjanov iu përgjigj një pyetjeje lidhur me stërvitjen që po zhvillojnë Forcat Ajrore aleate të NATO-s, të vendosura në aeroportin civil “Vasill Levski” në Sofje, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Zaprjanov sqaroi se urdhri i tij për vendosjen e avionëve amerikanë në aeroportin e Sofjes daton më 17 shkurt, në kohën e qeverisë së mëparshme të Rosen Zheljazkovit, në të cilën ai gjithashtu mbante postin e ministrit të mbrojtjes.
Më herët, kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov bëri të ditur se po kërkohet një mënyrë për të zhvendosur avionët amerikanë nga aeroporti civil i Sofjes. Ai ka kërkuar tashmë një analizë nga ministri i mbrojtjes për të përcaktuar se ku tjetër mund të transferohen, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare.
Leja për qëndrimin e kësaj teknike fluturuese është e vlefshme deri më 31 maj 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova