LAJME

Artikull

Territori bullgar nuk përdoret për të mbështetur operacionin amerikan në Iran

Hënë, 9 Mars 2026, 11:47

Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Territori bullgar nuk përdoret, as në mënyrë logjistike, për të mbështetur operacionin e Shteteve të Bashkuara në Iran, deklaroi për televizionin bTV ministri i përkohshëm i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. Lidhur me praninë e avionëve amerikanë në vend, ai sqaroi se në notat e dërguara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara përshkruhet për çfarë qëllimi vijnë, sa kohë do të qëndrojnë dhe çfarë detyrash do të kryejnë.

“Mund të ketë deri në 15 avionë cisternë për furnizim me karburant, pjesë e flotës strategjike të Shteteve të Bashkuara në Evropë për mbështetjen e operacioneve të NATO-s”, tha ministri, duke shtuar se personeli është rreth 350 vetë. Sipas tij, aktualisht po zhvillohen bisedime me palën amerikane nëse është e mundur që avionët të zhvendosen nga aeroporti i kryeqytetit.

Nga ana e Iranit kishte një kërkesë për sqarime lidhur me avionët amerikanë në vendin tonë dhe shpjegimi u pranua. “Pas kësaj nuk ka asnjë shqetësim”, sqaroi ministri i mbrojtjes. Sipas tij, Bullgaria, duke përmbushur detyrimet e saj si aleate dhe duke forcuar mbrojtjen kolektive dhe gatishmërinë, nuk është objektiv i udhëheqjes iraniane.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova