LAJME

Artikull

Nikolaos Dendias: Për Greqinë ishte detyrë t’i përgjigjej kërkesës së Bullgarisë

Enjte, 12 Mars 2026, 16:45

Nikolaos Dendias dhe Atanas Zaprjanov

Nikolaos Dendias dhe Atanas Zaprjanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i mbrojtjes kombëtare i Greqisë, Nikolaos Dendias, ndodhet për vizitë në Bullgari me ftesë të ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Për Greqinë ishte detyrë t’i përgjigjej kërkesës së Bullgarisë që ta mbështesim për t’u përballur me kërcënimet që vijnë si pasojë e luftës në Iran”, tha para gazetarëve mysafiri grek.

Që nga java e kaluar, në Greqinë Veriore është vendosur sistemi i mbrojtjes kundërajrore Patriot, i cili siguron mbrojtje kundër raketave për një pjesë të madhe të Bullgarisë. Gjithashtu, dy avionë F-16 ndihmojnë në ruajtjen e hapësirës ajrore bullgare. Ndihma erdhi pas kërkesës së Bullgarisë, për shkak të raketave të lëshuara nga Irani drejt Turqisë më 4 mars.

Këtë mëngjes ministria e mbrojtjes njoftoi se në Bullgari do të zhvillohen fluturime të përbashkëta stërvitore bullgaro-greke të forcave ajrore ushtarake të të dy vendeve.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova