Robi prezanton këngën e parë nga albumi i tij i ri që do të dalë së shpejti

Hënë, 16 Mars 2026, 06:00

Robi prezanton këngën e parë nga albumi i tij i ri që do të dalë së shpejti

FOTO: Facebook/ Robi

Madhësia e shkronjave

Këngëtari dhe kompozitori Robi, i cili fitoi popullaritet kohët e fundit, prezanton këngën e parë nga albumi i tij i ri, i cili pritet të dalë këtë vit. Në "Rano prizori" (“Herët në agim”) Robi vazhdon të zhvillojë linjën karakteristike të projekteve të tij të fundit, të frymëzuara nga folklori bullgar. 

Robi prezanton këngën e parë nga albumi i tij i ri që do të dalë së shpejti

FOTO: Facebook/ Robi

Roberto Nikollov - Robi, Pllamena Nikollova, Adrian Gugov, Denis Popstoev dhe Teodor Harallambiev janë autorët e "Rano prizori", e cila lindi gjatë pjesëmarrjes së tyre në një kamp kompozitorësh. Pas kthimit në Sofje, ata i shtuan incizimit një kor të vërtetë folklorik dhe një performancë live me fyell. Kështu, kjo këngë autoriale mori një formë të plotë, e cila me sinqeritetin e saj na çon te muzika popullore. Është pikërisht sinqeriteti në veprën e Robit që e bën këngëtarin kaq autentik dhe të pëlqyer.

Pas publikimit të “Rano prizori”, Robi vazhdon punën për albumin e tij të ri, por fillon edhe përgatitjet për koncertin e tij të parë solo në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, të cilin e njoftoi disa ditë më parë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva