Autor
Gergana Mançeva
Artikull
Dielë 22 Mars 2026 09:15
Dielë, 22 Mars 2026, 09:15
FOTO: marmiton.org
Madhësia e shkronjave
“Ky specialitet bullgar me djathë, gati për 30 minuta, do t’ju zëvendësojë quiche-n e mbrëmjes/një byrek klasik francez i kripur, i cili përbëhet nga brumë me gjalpë (shortcrust pastry) dhe një mbushje me vezë, krem/qumësht dhe përbërës të ndryshëm/, nëse guxoni ta përgatisni” – kështu shkruan për banicën bullgare (byrekun bullgar) udhëzuesi francez i kulinarisë “Marmiton”, i cilësuar si “bibla kulinare” e francezëve. Banica tradicionale bullgare u shpall “ylli” i ri i tryezës në vendin që njihet për kulturën e tij gastronomike dhe që është atdheu i kroasanëve të butë e të shkrifët. Banica i tërheq francezët sepse është jashtëzakonisht krokante dhe shumë e shijshme, sidomos kur shërbehet e ngrohtë. Ajo mund të jetë një alternativë e shkëlqyer ndaj quiche-s tradicionale franceze – “e përshtatshme si për darkë, ashtu edhe për mëngjes”, shkruajnë kuzhinierët e botimit elektronik “Marmiton” (nga frëngjishtja “kuzhinier”).
Në publikimin, byreku është përshkruar si një gatim familjar që përgatitet për rreth 30 minuta, pa teknika të ndërlikuara. Francezët rekomandojnë që të shërbehet me sallatë, kos ose kafe të fortë. Përveç recetës së përshkruar hap pas hapi, artikulli tregon edhe për traditat që e bëjnë byrekun një pjesë të rëndësishme të tryezës bullgare. Materiali, i publikuar në profilin e revistës në Facebook, është parë nga mbi një milion vizitorë dhe ka shkaktuar qindra reagime në rrjetet sociale. Në komente janë përfshirë përdorues nga vende të ndryshme të Ballkanit, të cilët theksojnë se gatimi ka shumë variante dhe emra të ndryshëm në rajon. Bashkatdhetarët tanë mbrojnë me vendosmëri qëndrimin se “banica” vjen vetëm nga kuzhina bullgare dhe nuk i korrespondon byrekut apo gjizlemeve që shfaqen si alternativa tek fqinjët tanë ballkanikë.
Kuzhinieri i njohur Penjo Ivanov
FOTO: arkivi personal i Penjo Ivanovit
“Fjala banica është krejtësisht e jona – është kategorik shefi profesionist i kuzhinës Penjo Ivanov. – Ballkani nuk është një territor aq i madh dhe ka emërtime të ndryshme që lidhen me produkte të ngjashme në pamje. Por le të jemi mirënjohës ndaj francezëve që e ngrenë këtë temë, sepse kjo është një dhuratë e madhe, një kompliment për ne. Sa i përket përcaktimit ‘kryeqyteti gourmet i Evropës’ dhe përmendjes së shpeshtë të Sofjes si e tillë, unë mendoj se shumë kuzhinierë bullgarë – dhe këtu përfshij edhe veten – gatuajmë mirë. Mua disa herë më kanë vlerësuar lart për cilësinë dhe shijen e ushqimit që përgatis, kështu që ne kemi me çfarë t’i befasojmë mysafirët që nuk e njohin kuzhinën bullgare – ende gatuajmë me produkte me shije të mirë dhe gatimet sipas recetave bullgare bëhen shumë të shijshme.
FOTO: arkivi personal i Penjo Ivanovit
Nuk është sekret se kur përdor produkte të mira, edhe banica bëhet shumë e shijshme. Në rastin tonë, ne kemi jo vetëm djathin, vezët, gjalpin dhe miellin për banicën, por edhe produkte të tjera me shije të mirë. Kjo është kështu sepse toka jonë ende është e pasur me minerale, prej nga vjen edhe shija e perimeve, frutave, erëzave e kështu me radhë – jo rastësisht Sofja cilësohet si kryeqyteti me ushqimin më të shijshëm në Evropë.”
Penjo Ivanov ka udhëtuar disa herë në Francë; disa nga udhëtimet e tij lidhen me “Festivalin e Shijeve” në Strasburg dhe festën kulinare “Orient Ekspres i Shijeve”.
Баницата е сред най-разпознаваемите елементи от българската кухня по света
FOTO: личен архив на шеф Пеньо Иванов
"Njerëzit nga qyteti njohin kryesisht një lloj banice - me djathë dhe vezë, dhe në raste ekstreme mund të bëjmë byrek me kungull dhe mollë, të cilat janë alternativa e ëmbël e banicës. Por në Bullgari banica ka edhe alternativa - ka banica me perime me gjethe, me fruta të ndryshme dhe çfarëdo tjetër që mund të mendoni. Pikërisht këtu qëndron sekreti i gjenialitetit kulinar bullgar. Gjithashtu e kam admiruar shumë aftësinë e bullgarëve në kohët e vjetra për të përdorur gjithçka që u dha natyra për të bërë ushqim të shijshëm. Me iniciativën tonë "Pëstra Trapeza", me të cilën udhëtuam në panaire dhe ekspozita në të gjithë Bullgarinë, kam parë të gjitha llojet e shpikjeve interesante kulinare. Një nga ato që më bëri përshtypje është një “crëvnik" nga rajoni i Bllagoevgradit - dhe kjo është një banica, por me mbushje me kungull qengji. Shërbehet e ngrohtë, por shembulli konfirmon se njerëzit përdornin gjithçka që prodhohej në rajonin e tyre. Ekzistojnë dy parime kryesore - rajonaliteti dhe sezonaliteti, d.m.th. ajo që është në kopsht vihet në tryezë, dhe ajo vihet gjithashtu në banica." “Është një nder për këtë faqe interneti që tërheq vëmendjen ndaj Bullgarisë dhe banicës, e cila është shumë e lehtë për t’u përgatitur”, thotë Penjo Ivanov, duke reflektuar mbi traditat tona kulinare dhe banicën, e cila është e lidhur me familjen dhe mikpritjen bullgare.
FOTO: arkivi personal i Penjo Ivanovit
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva