Artikull
Alfabeti cirilik në epokën digjitale
Forumi ndërkombëtar shqyrton trashëgiminë shpirtërore dhe sfidat moderne
Mërkurë 25 Mars 2026 06:10
Mërkurë, 25 Mars 2026, 06:10
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Alfabetin Cirilik, me nismë të nënpresidentes Ilijana Jotova, do t’i kushtohet temës “Trashëgimia shpirtërore në epokën digjitale”. Ai do të zhvillohet më 25 dhe 26 mars në Sofje dhe në Manastirin e Rilës, nën egjidën e Komisionit Kombëtar të Bullgarisë për UNESCO-n, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetjen e Kishës Ortodokse Bullgare.
“Luftërat e alfabetit” në botën sllave dhe roli i cirilikut, gjuha e mediave dhe digjitalizimi i botimeve të vjetra në shekullin e XXI-të – këto do të jenë disa nga temat që do të diskutohen në forum nga studiues të njohur nga e gjithë bota.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova