KULTURË

Artikull

Presidentja përshëndeti pjesëmarrësit e Forumit për Alfabetin Cirilik

Mërkurë, 25 Mars 2026, 12:23

Presidentja përshëndeti pjesëmarrësit e Forumit për Alfabetin Cirilik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Shkronjat mbajnë kujtesë dhe ato na mbijetojnë.” “Inteligjenca artificiale pa shkronjat tona dhe pa fjalët tona është vetëm një makinë e vdekur.” Me këto fjalë, presidentja IliJana Jotova hapi edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar kushtuar Alfabetit Cirilik, që këtë vit ka temën “Trashëgimia shpirtërore në epokën digjitale”, raporton BTA. Ajo shpjegoi se qëllimi i forumit është të dëgjohet zëri i një kulture jashtëzakonisht të lashtë, si dhe zëri i studimeve bullgare dhe sllave të dëgjohet në të gjithë botën. “Fjalët formojnë botën dhe mënyrën tonë të të menduarit”, theksoi presidentja. “Përmes tyre duam dhe grindemi, megjithatë jam e bindur se të gjithë ne duam të largojmë urrejtjen nga fjalori ynë”, shtoi Jotova. “Fjalët lidhin shekujt me të njëjtat shprehje, folje, emra dhe mbiemra me të cilët kanë folur njerëzit shumë kohë më parë, paraardhësit tanë, të cilët ne nuk i njohim”, theksoi kryetarja e shtetit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova