Artikull
Martë 31 Mars 2026 08:59
Martë, 31 Mars 2026, 08:59
Andrej Gjurov dhe Vollodimir Zelenski
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në detyrë, Andrej Gjurov, dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, nënshkruan një marrëveshje sigurie 10-vjeçare mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Gjurov kryesonte një delegacion qeveritar në Kiev.
“Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe do të ecim së bashku në rrugën drejt së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha Gjurov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zelenskin pas takimit dypalësh. Kryeministri theksoi se me këtë vizitë delegacioni bullgar tregon qartë mbështetjen për Ukrainën dhe përpjekjet e saj për arritjen e një paqeje të drejtë dhe afatgjatë, në interes të sigurisë jo vetëm të Ukrainës, por të gjithë Evropës.
Sipas programit të Bashkimit Evropian për sigurinë dhe mbrojtjen, parashikohet që Bullgaria dhe Ukraina të prodhojnë së bashku mjete ajrore pa pilot. U diskutua gjithashtu edhe pezullimi nga Sofja i shitjes për Kievin të dy reaktorëve bërthamorë të papërdorur në centralin atomik “Belene”. Po punohet që gjatë verës të nisë në mënyrë provuese një lidhje hekurudhore për transportin e pasagjerëve mes Ukrainës dhe Bullgarisë përmes Rumanisë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova