EKONOMI

Artikull

Sipas BNB-së, euroja kërkon disiplinë fiskale dhe përshtatje ekonomike

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BNB

Madhësia e shkronjave

Me anëtarësimin në eurozonë, Bullgaria përfundon fazën institucionale, por konvergjenca reale mbetet procesi më i vështirë dhe më i rëndësishëm. Këtë e deklaroi Dimitër Radev, guvernator i Bankës Popullore të Bullgarisë, në një takim me drejtues të misioneve diplomatike në Sofje, njofton faqja e BNB-së. 

Sipas Radevit, afrimi i qëndrueshëm me eurozonën varet nga produktiviteti, konkurrueshmëria, cilësia e institucioneve dhe aftësia për rritje me vlerë të shtuar më të lartë. “Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë nuk e ul rëndësinë e këtyre faktorëve, por e rrit atë, sepse një pjesë e madhe e tensioneve që vërejmë janë strukturore dhe jo ciklike”, theksoi guvernatori. 

Ai vuri në dukje se tensionet gjeopolitike tashmë kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe nuk mund të konsiderohen si faktor i jashtëm.


 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva