Artikull
Enjte 2 Prill 2026 05:05
Enjte, 2 Prill 2026, 05:05
FOTO: Kori i Fëmijëve i BNR-së
Madhësia e shkronjave
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të marrë pjesë në një festë pranverore të organizuar me rastin e lulëzimit të vishnjave japoneze më 2 prill, të enjten, përpara Bibliotekës Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, njoftuan organizatorët.
Ohanami është një festë tradicionale japoneze, kushtuar lulëzimit të vishnjave japoneze. Që nga viti 2000, ajo shënohet edhe në Bullgari, përpara ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Përveç Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe nxënës që studiojnë gjuhën japoneze nga Shkolla e Mesme e 138-të “Prof. Vasill Zllatarski” së bashku me mësuesit e tyre, si dhe përfaqësues të Shkollës së Ikebanës “Soga”.
I ftuar special në këtë aktivitet do të jetë ambasadori i Japonisë në Bullgari, Çikahisa Sumi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova