POLITIKË

Artikull

Bullgaria do të marrë pjesë në një takim për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Enjte, 2 Prill 2026, 11:12

Naezhda Nejnski

Naezhda Nejnski

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Nota e Iranit drejtuar Bullgarisë është një praktikë normale diplomatike në periudhë krize. Ajo nuk është kërcënim, por paralajmërim. Këtë e deklaroi për “Nova Televizija” Ministrja e Jashtme teknike, Nadezhda Nejnski.

“Me Teheranin kemi dialog dhe marrëdhënie të qëndrueshme. I kemi siguruar disa herë për faktet reale – nuk marrim pjesë në luftë, mbi hapësirën tonë ajrore nuk fluturojnë avionë luftarakë dhe nuk ka furnizim me karburant në territorin tonë.

Nota nuk u bë publike, sepse nuk ekziston praktikë diplomatike për këtë, dhe nuk ka ndryshim të rrethanave. Publikimi i saj do të krijonte frikë në shoqëri. Por aktualisht po zhvillohet fushatë parazgjedhore, në të cilën gjithçka përdoret, përfshirë edhe tema që lidhen me sigurinë kombëtare”, shtoi Nejnski. 

Sipas saj, avionët amerikanë në vend janë pjesë e një marrëveshjeje për veprime stërvitore në kuadër të NATO‑s.

E kemi ftuar Ambasadorin e Iranit në një takim në Ministrinë e Jashtme për sqarime. Nuk ka asgjë të fshehtë, shtoi drejtuesja e diplomacisë bullgare.

Ajo njoftoi se do të marrë pjesë personalisht në takimin virtual të thirrur nga Mbretëria e Bashkuar me 35 shtete, pa SHBA‑të, për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Nejnski theksoi se Bullgaria nuk do të marrë pjesë në një koalicion ushtarak për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit, sepse nuk disponon mundësi për këtë.

Lexoni më tepër

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva