SPORT

Artikull

Ivan Ivanov nis me fitore në qytetin spanjoll Reus

Enjte, 2 Prill 2026, 15:04

Ivan Ivanov

Ivan Ivanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ivan Ivanov, i cili është pjesë e ekipit bullgar për Kupën “Dejvis”, arriti fitoren e tij të gjashtë radhazi, pasi javën e kaluar fitoi titullin në turneun e tenisit për meshkuj në Taragona me fond shpërblimi prej 30 mijë dollarësh. Talenti i ri i tenisit bullgar e nisi pjesëmarrjen e tij në një turne të të njëjtit nivel në një tjetër qytet spanjoll – Reus, me një rezultat bindës 6:2, 6:0 kundër Deney Vasserman nga Holanda. Në raundin e ardhshëm ai do të përballet me francezin Zhefri Blankano, i renditur me numrin 2 në skemë.

I lindur në vitin 2008, Ivan Ivanov vitin e kaluar fitoi titullin për të rinj në turneun e madh “Uimbëlldon” dhe u rendit në krye të klasifikimit botëror për të rinjtë. Dje ai u nominua nga Komiteti Olimpik Bullgar për çmimet “Pjotër Nurovski”, të cilat u jepen sportistëve më të mirë të rinj nga Komitetet Olimpike Evropiane.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova