LAJME

Artikull

Destinacion i sigurt me çmime konkurruese

Receta për një sezon turistik të suksesshëm

Enjte, 2 Prill 2026, 15:54

Destinacion i sigurt me çmime konkurruese

FOTO: Sekretariati i Shtypit i Presidentit

Madhësia e shkronjave

Që të kemi një sezon turistik të suksesshëm, është e nevojshme që vendi ynë të paraqitet si një destinacion i sigurt me çmime konkurruese. Këtë qëndrim e shprehu presidentja Ilijana Jotova në një takim me ministren e turizmit në detyrë Irena Georgieva, njoftoi gazetarja Mira Stefanova.Sipas kreut të shtetit, biznesi duhet të mbështetet për shkak të rritjes së çmimeve të burimeve energjetike, si dhe të mos lejohet rritja e çmimeve të shërbimeve për turistët vendas dhe të huaj. Ilijana Jotova tha gjithashtu se Bullgaria mund të përfitojë nga largimi i turistëve nga destinacione që janë më afër konfliktit në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në reklamim të synuar si një vend i sigurt. “Është e rëndësishme gjithashtu që retorika parazgjedhore të mos spekulojë me frikën e njerëzve dhe të mos ndikojë negativisht në imazhin e Bullgarisë si një vend i sigurt për pushime”, theksoi gjithashtu Ilijana Jotova.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova