Premte 3 Prill 2026 18:09
Premte, 3 Prill 2026, 18:09
FOTO: mtc.government.bg
Madhësia e shkronjave
Nga qershori nisin trenat e
drejtpërdrejtë të pasagjerëve midis Bullgarisë dhe Ukrainës përmes Rumanisë. Të
tre shtetet arritën marrëveshje mbi parametrat kryesorë të shërbimit në një
takim sot në Ruse, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Transportit dhe
Komunikimeve.
Lidhja hekurudhore e pasagjerëve fillimisht do të funksionojë si shërbim sezonal gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht dhe do të lëvizë çdo ditë në itinerarin Kiev – Bukuresht – Ruse – Varna dhe anasjelltas, duke e bërë kështu linjën një nga më të gjatat hekurudhore në Evropë. Gjatë tre muajve të parë do të vlerësohet ngarkesa e linjës dhe, nëse rezultatet janë të mira, ajo mund të bëhet shërbim gjatë gjithë vitit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva