SHOQËRI

Seksion

Vajza të zbukuruara dhe shumë atmosferë pranverore në muzeun etnografik “Etër”

Shtunë, 4 Prill 2026, 07:05

Vajza të zbukuruara dhe shumë atmosferë pranverore në muzeun etnografik “Etër”

FOTO: Muzeu Etnografik Rajonal “Etër”

Madhësia e shkronjave

Vajza “llazarki” të veshura me kostume shumëngjyrëshe edhe këtë vit do të shëtisin në kalldrëmet e muzeut etnografik në ambient të hapur pranë Gabrovos dhe do ta mbushin hapësirën me këngë dhe valle, me bekime për shëndet dhe mirësi. Vajza nga Trjavna dhe Gabrovo do të rikrijojnë zakonin në ditën e Shën Llazarit.


“Do t’i njihni nga këngët. Do t’i ndiqni nga vallet. Dhe do t’i mbani mend nga buzëqeshjet” – na sigurojnë nga EMO “Etër” në ftesën për ngjarjen, e cila është një festë e vërtetë e rinisë, pranverës dhe bukurisë.

Festa e bukur, kushtuar dashurisë dhe pjellorisë, zhvillohet gjithmonë të shtunën, në javën para Pashkëve. Të vjetrit bullgarë thoshin se “vajza që nuk ka llazaruar, nuk është vajzë”, prandaj ky është një lloj ritual. Pasi “kalojnë” nëpër të, vajzat tashmë mund të shfaqen publikisht si të reja të gatshme për martesë, kanë të drejtë të zbukurohen, të veshin këmisha të qëndisura dhe të kërkohen për martesë.

FOTO: Регионален етнографски музей на открито "Етър"

Prej vitesh, ekipi i muzeut etnografik pranë Gabrovos kujdeset për ruajtjen e këtij zakoni të bukur pranveror duke organizuar edhe një shkollë të veçantë. Kështu, vajzat e reja nga zona kanë mundësinë unike të mësojnë simbolikën e këngëve dhe ritualeve të kësaj dite dhe t’i rikrijojnë ato në mënyrën më autentike gjatë festës në Ditën e Llazarit, e cila zhvillohet në “Etër”.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello